“Shtëpia e luftës”/ Banesa e Lefter Zhidru e bërë shosh nga përplasja - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas vrasjes së 71-vjeçarit Lefter Zhidru, prokuroria po heton veprimtarinë e personit që terrorizoi qytetin e Elbasanit.Vëmendja kryesore e hetuesve është përqendruar në zbulimin e origjinës se të paktën tre pakove me eksploziv si dhe armës që mbante i moshuari.Ndonëse tashmë gjithçka ka rënë në qetësi, banorët vazhdojnë të jenë të terrorizuar.Në gjithë pallatin ku jetonte 71-vjeçari janë gjurmët e plumbave si pasojë e të shtënave të vazhdueshme.E njëjta pamje është dhe brenda banesës ku u ngujua për rreth pesë orë Lefter Zhidru.Muret dhe orenditë shtëpiake janë të shkatërruara nga plumbat. Vendi i ngjan një sheshi beteje që tregon shkëmbimin e zjarrit me forcat Renea.Lefter Zhidru u vra rreth orës 18 pasditen e të enjtes nga forcat speciale. Pavarësisht negociatave të vazhdueshme, ai refuzoi thirrjen e uniformave blu për t?u dorëzuar.
Recommended