'Merreni rraseni brenda ose do e rras unë në varr'/ Del videoja ku Lefter Zhidru zihej me banorin

  • 3 years ago
ELBASAN- "Merreni rraseni brenda, të mos e rras unë në varr"! Me këto fjalë i drejtohej Lefter Zhidru fqinjit, në sytë e efektivëve të Elbasanit. Video që ka siguruar Report Tv është filmuar më datë 9 prill 2020, gjatë kohës kur vendi ishte në karantinë dhe ai përfshihej në sherre me komshinjtë.

Gjithçka kishte nisur pasi të rinjtë luanin domino dhe 71-vjecari i akuzonte për prishje të qetësisë publike. Por nuk është vetëm kaq! Një tjetër banore e pallatit 5-katësh në lagjen "11 nëntori" i kishte shkruar letër drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu, ku ankohej për Lefter Zhidrun. Ajo e paraqiste fqinjin si person problematik, që kërcënonte me leva.

Recommended