Report TV - Muzeu Kombëtar publikon objekte të rralla të luftës Antifashiste

  • 8 years ago
Muzeu Kombëtar bën publike objekte të rralla të luftës Antifashiste nacional çlirimtare. Pikërisht këto objekte janë vendosur në pavijonin e kësaj lufte. Ndër to përmendim pushkën, revolverin dhe dylbitë e Myslim Pezës, ?Heroit të Popullit?, i konsideruar si një nga figurat kryesore të Luftës Nacionalçlirimtare.

Pushka e Myslim Pezës është model gjerman në trupin e saj shënohet Modeli dhe numri i armës 6696. Dylbitë janë të markës Fratelli Kosristka. Ndërkohë që revolveri i tij ka qenë prodhim britanik i vitit 1926 me cikrik.

Në pavijonin e Luftës Antifashiste gjen dhe objekte të tjera interesante që flasim shumë për historinë e ndërlikuar të Luftës së Dytë Botërore që përcaktoi edhe fatin e keq të vendit tonë.

Recommended