Ora News - Të ndaluarit thërrasin në gjykatë "Rama ik!" dhe bëjnë me dy gishta

  • 5 years ago
#oranews

Të 15 të arrestuarit pas protestës së 16 shkurtit dolën sot në gjykatën e Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Kamera e Ora News ju sjell momentin kur të ndaluarit në dhomën e të pandehurve dëgjohen që thërrasin: "Rama ik! " dhe bëjnë me dy gishta.

Madje njëri prej protestuesve bën me shenja ku tregon se do e rrëzojnë Ramën.

Avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune.

Ivi Kaso: Me përjashtim të një personi që ishte marrë gabimisht, të gjithë kanë qenë pjesëmarrës dhe e pranuan me krenari. U pretendua nga ana e tyre se nuk kanë kryer akte dhune qofshin ndaj policisë, qoftë ndaj pronës publike. Nuk ka asnjë provë që ti lidhin këta me akte dhune. Organi i prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme apo një imazh që ti lidhe me akte dhune. Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që solli prokuroria.

Kaso tha se janë falsfikuar provat në rastin e ndalimit të Florencës Hoxhës dhe ai që ka bërë këtë sipas tij do të mbajë përgjegjësi.

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në orën 15:00 vendimin për ta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-ndaluarit-therrasin-ne-gjykate-rama-ik-bejne-me-dy-gishta-dhe-i-tregojne-se-do-rrezohet

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended