Ora News - Prokurorja kroate me zyrë te Krimet e Rënda, 2 vjet në Shqipëri për SPAK

  • 5 years ago
#oranews #prokurorjakroate
Pas thirrjes për të kandiduar për SPAK, misioni Euraluis i cili ka dhënë ndihmesë për reformën në drejtësi ka sjellë në Tiranë ish-prokuroren kroate,Tamar Laptosh, e cila do të asitojë në ngritjen e SPAK dhe Gjykatën Antikorrupsion.

Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamar Laptosh prej kesaj të marte do të stacionohet me zyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Laptosh është eksperte e Euralius dhe do të monitorojë ngritjen e SPAK dhe Gjykatën Antikorrupsion.

Ajo do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri për të monitoruar ngritjen e SPAK.

Tamar Laptosh njihet ndryshe edhe si prokurorja që hetoi ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader.

Për Prokurorinë Speciale (SPAK), deri tani kanë aplikuar 12 prokurorë nga të cilët 9 nga krimet dhe dy të tjerë nga prokuroritë e rretheve, ndërsa afati përfundimtar është deri në 7 shkurt.

Një ditë më parë Euraluis zhvilloi një takim edhe me gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranës që janë kandidatë për strukturën e posaçme antikorrupsion.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe prokurorja kroate, e cila solli eksperiencën e saj në Kroaci në hetimin e zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion.

Laptosh pritet të japë eksperiencën e saj pranë Gjykatës dhe Prokurorisë Antikorrupsion në hetimin e çështjeve të rëndësishme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokurorja-kroate-me-zyre-te-krimet-e-renda-2-vjet-ne-shqiperi-spak

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended