Ora News - Shkodër, taksistët e indinjuar përplasen verbalisht me drejtorin e policisë bashkiake

  • 5 years ago
#oranews

Në 2 Majin e 2018-es, drejtuesit e policisë rrugore dhe asaj bashkiake i takuan taksistët e Shkodres dhe ju premtuan ?luftë? kundër informalitetit. Por plot 9 muaj nga ai takim, gjërat nuk kanë ndryshuar dhe konkurenca e pandershme po i çon në faliment ata që shteti do të duhej t?i mbronte, pasi në vit i paguajnë jo pak, por afro 2 milion lekë taksa. Përballë indiferencës së institucioneve dhe zgjidhjes që po mungon, taksistët u detyruan sërish të kërkojnë një takim në bashkinë Shkoder, por që u shoqërua me tone të ashpra dhe akuza të forta në drejtim të pushtetit vendor. Taksistët madje drejtuan gishtin e përgjegjesisë në emra konkret.

Taksisti: Ti nuk do të bësh detyrën. Më mirë jep dorëheqjen dhe nuk je në gjëndje të bësh detyrën. Më kalon me duar në xhepa dhe nuk merr asnjë kontakt me ne. Po diskriminohemi prej jush. Lezha një lagje e Shkodrës dhe nuk ka një makinë në të zezë, si mund të bëhet kjo midis Shkodrës, rrezik të kap ty dhe të fusin në makinë.

Janë të vendosur të përshkallëzojnë reagimin deri aty sa të mos lejojnë kryetaren e bashkisë dhe administratën të hyjë në zyrë pa dhënë një zgjidhje.

Kreu i policisë bashkiake Anton Hasanpapaj garantoi se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse problemi qëndron tek struktura që ai drejton. Por ai sqaroi taksistët se çështja është më komplekse, duke ja adresuar të tjera institucioneve.

Anton Hasanpapaj: Nëse problemi është tek unë, unë jam i pari që jap dorëheqjen që të zgjidhet por nuk është kjo rruga.

Pas takimit në bashki, taksistët i janë drejtuar edhe policisë së shtetit dhe krimit ekonomik, duke ju rikujtuar zbatimin e ligjit, pasi konkurenca e pandershme ndodh në sy të të gjithëve, madje edhe në mes të Shkodres.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-taksistet-e-indinjuar-perplasen-verbalisht-me-drejtorin-e-policise-bashkiake

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended