Ora News - Krimet në Shkodër, Schutz: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Sussane Schutz, ka folur në Shkodër në lidhje me situatën kriminale aty. E pyetur nga gazetarët, ai tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.

Sussane Schutz: Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet ë vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën.

Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarësimit në BE, Sussane Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe, duke vecuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Sussane Schutz: Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të vecantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë përparim në këto dy pika.

Diplomatja gjermane tha se procesi i vettingut ka dhënë rezultatet e para, po sipas saj ky është një proces që duhet të vazhdojë.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/krimet-ne-shkoder-ambasadorja-gjermane-te-permiresohet-puna-e-prokurorise-dhe-policise

Recommended