Ora News - Largohet nga puna drejtori dhe 21 punonjës të Hetimit Tatimor Shkodër

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar se në drejtorinë e hetimit tatimor në Shkodër janë larguar nga puna 22 punonjës. Në një deklaratë për mediat, Gjonaj tha se është rekomanduar largimi nga puna për drejtorin e drejtorisë së hetimit tatimor rajoni verior Shkodër.

Pikënisja e hetimeve të Task Forcës Anitkorrupsion në Drejtorinë e Hetimit Tatimor siç thonë burime konfidenciale është bërë denoncimi me fakte dhe prova i një personi që nuk dihet ende nëse është apo jo biznesmen. Fill pas këtij denoncimi Task Forca Antikorrupsion ka ushtruar kontroll me objekt verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor në marrjen e masave administrative ndaj subjekteve ekonomike dhe ekzekutimin e tyre.
Etilda Gjonaj: Nga kontrolli në drejtorinë e hetimit tatimor Shkodër për shkelje të konstatuara në raportin përfundimtar janë rekomanduar gjithësej 36 masa disiplinore, prej të cilave 22 janë largime nga puna dhe 14 janë vërejtje me paralajmërim për largim nga puna. Është rekomanduar largimi nga puna për drejtorin e drejtorisë së hetimit tatimor rajoni verior Shkodër dhe për 21 inspektorë të hetimit tatimor. Ndërkohë janë paralajmëruar vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për një përgjegjës sektori të zbatimit 13 inspektorë të hetimit tatimor.

Ndërkohë ka vijuar bashkëpunimi shumë i mirë i task forcës antikorrupsion me policinë e shtetit, prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Nga strukturat e policisë së shtetit gjatë javës së kaluar janë evidentuar 13 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe vepra, të tjera të kryer nga punonjës të shteti. Nga policia e shtetit janë proceduar penalisht 26 autorë, nga të cilët 7 janë arrestuar, 17 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe dy prej tyre janë në kërkim.

Nga ana e policisë së shtetit janë referuar materialet në prokurori për një ish-kryetar komune në Lezhë dhe dy komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/largohen-nga-puna-22-punonjes-ne-drejtorine-e-hetimit-tatimor-shkoder

Recommended