Pezullimi i njëanshëm i HEC-eve, Shushku: Të shqetësuar për këtë masë, s'ka pasur konsultim

  • 5 years ago
#oranews

Investitorët e Hidrocentraleve në Shqipëri e konsiderojnë të padrejtë pezullimin e punimeve. Duke u shprehur të shqetësuar për vendimin e bërë të ditur prej ministres Belinda Balluku ata kërkojnë uljen në tryezë. Drejtorja e Bordit të Shoqatës së Energjive të Rinovueshme bëri me dije se nuk kanë një vendim të shkruar, ndërsa apelojnë për konsultim me Ministren për zgjidhjen e këtij ngërçi.
Investitorët e HEC-eve shprehen të shqetësuar për pezullimin e menjëhershëm të punimeve dhe kërkojnë të ulen për diskutime me ministren Belinda Balluku për ti dhënë zgjidhje situatës.

Anita Shushku, drejtore e Bordit të Shoqatës së Energjive të Rinovueshme thekson se koncesionarët e konsiderojne të padrejtë dhe të njëanshëm vendimin e papritur për të cilin ende nuk ka një vendim të shkruar.
Anita Shushku: Është diçka jo normale meqenëse, në kontratat e koncesionit qeveria shqiptare është dhe garante e tyre jo vetëm partner.Çdo problem që lidhet me këto kontrata duhet së pari të diskutohet me grupet e interesit.
Sipas përfaqësueses së investitorëve në fushën e energjisë, kontratat e lidhura me shtetin shqiptar parashikojnë vazhdimësi, pavarësisht çdo zhvillimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pezullimi-i-njeanshem-i-hec-eve-shushku-te-shqetesuar-kete-mase-ska-pasur-konsultim

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended