Report TV - Vota e Shqipërisë në OKB: Kulla: Duhet të kishte pasur një konsultim

  • 6 years ago
Analisti Ilir Kulla ishte i ftuar në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? për të komentuar zhvillimet politike dhe jo vetëm brenda vendit. Duke u ndalur te vota e Shqipërisë kundër SHBA në Kombet e Bashkuara, Kulla u shpreh se do të mbetet në memorie.
?Kjo votë do të mbahet mend, që Shqipëria nuk është aleat i përhershëm, por mund të ketë edhe pozicione më pragmatiste. Shqipëria mund të ketë edhe ndryshime në varësi të zhvillimeve. Ndërsa se përse vijnë ndryshimet kjo është cështje tjetër?.

Për Kullën, duhet të kishte pasur një konsultim për votën e Shqipërisë. ?Duhet të kishte pasur një konsultim për votën, pavarësisht se qeveria vendos. Unë besoj qe Presidenti e pa në TV këtë rast. Ne në momente të caktuara harrojmë detyrimet që të ulemi që të flasim me njëri tjetrin edhe kur nuk duam.

Meta me letrën bëri një veprim për të treguar që, kjo ndodhi, por ka hapësirë për t?u rinegociuar pozicionin e Shqipërisë?.

Shtetësia për Janullatosin ishte një tjetër temë debati, e cila ka ngjallur shumë debat në opinionin publik shqiptar ditët e fundit pas dekretit të Metës. Analisti Ilir Kulla tha se shtetësia i takonte Kryepeshkopit, ndërsa shtoi se Rama i dha titullin ?Qytetar Nderi i Tiranës? në 2005 dhe Topi e dekoroi.

Recommended