Bill Gates: Jam tepër i pasur, duhet të paguaj më shumë taksa!
  • 4 years ago
Fillimin e 2020-tës, Bill Gates e priti me një mea culpa shumë të rrallë.


? Jam tepër i pasur, duhet të paguaj më shumë taksa?, ka thënë themeluesi i Microsoft-it, që iu rikthye temës së pabarazisë ekonomike. Për Gates, në fakt, një ankesë e tillë nuk është risi.

Edhe kur sapo kishte hyrë viti i kaluar, njeriu i dytë më i kamur i globit ? me një pasuri prej 108.8 miliardë dollarësh-, kishte bërë një reflektim të ngjashëm.

? Hendeku që ekziston mes Shteteve të Bashkuara ndërmjet pagave më të larta e atyre më të ulëta është shumë më i thellë nga sa ka qenë 50 vjet më parë?, shkruante miliarderi në një postim të publikuar në blogun me titull ? Pabarazia në dekadën e ardhshme?.

Gates riprodhon me fjalë përllogaritjet numerike të indeksit Gini, i cili tregon se dallimi mes të pasurve dhe të varfërve në Shtetet e Bashkuara ka kapur majat këto dekadat e fundit. Ai konsideron se reflektimi në këtë moment është i nevojshëm, dhe përpos të tjerash, edhe shumë aktual, duke pasur parasysh ?kryqëzatën? që ka nisur kundër pasanikëve të Amerikës pretendentja për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale, Elizabeth Warren, e cila kërkon taksa më të larta për miliarderët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BillGates#Microsoft#TopChannel
Recommended