Hajdari: Propozimet PD-ja duhet t'i kishte sjellë më parë...një pjesë me natyre politike
  • 4 years ago
Deputetja e opozitës së parlamentare, Rudina Hajdari tha se në tryezën e Reformës Zgjedhore, eksperti i tyre do të përqendrohet në ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet e sjella nga PD-ja, Hajdari tha se një pjesë e tyre kishte natyrë politike, për të cilat sqaroi se do të gjendet një e mesme në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Në mbledhje nuk u ra dakord për asgjë konkrete.

"Në përgjithësi ramë dakord dhe treguam vullnetin për punët e javës në vijim. Ishim me ekspertë nga të gjitha fushat. Eksperti jonë, do merret me ndryshimin e sistemit. Kishte edhe propozime të tjera që erdhën nga PD-ja, por vijnë të një natyre politike. Perfeksioni nuk arrihet, por do gjendet konsensusi, që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Pika të rëndësishme që të jenë në plan afatgjatë. Nuk u ra dakord për asgjë, por pati një vullnet të mirë për t'i akorduar ekspertët me njëra-tjetrin dhe si dhe funksionojnë në ditët ne vijim. Propozimet do ishte mirë t'i kishim marrë më herët, që takimet të jenë sa më produktive. Që t'i njohim paraprakisht dhe më pas t'i diskutojmë. Metodologjia e tanishme nuk është shumë e qartë, duke qenë se duhet t'i plotësojmë afatet, duhet të punojmë shumë intensivisht. Mendoj se do ketë vullnet dhe kërkohet një punë shumë intesive", tha Hajdari.
Recommended