Ora News - Ismail Kadare sot 83 vjeç

  • 5 years ago
Ora News- Shkrimtari i njohur Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes së tij. Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka uruar shkrimtarin, duke e cilësuar krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar.

?Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.

Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!?, shprehet Meta përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka uruar shkrimtarin.

?Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!?, shprehet Haradinaj.

#oranews

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/presidenti-meta-e-uron-kadarene-personalitet-unikal-i-paperseritshem

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended