Ora News – Studentët mes mësimit dhe bojkotit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në Fakultetin e Ekonomisë ka rinisur mësimi.

Studentët kanë ndërprerë bojkotin dhe janë ulur në auditore, por pedagogët nuk marrin mungesa për të mos penalizuar të rinjtë që ende protestojnë.

"Po është zhvvilluar mësimi normalisht", tha një studente.

Në këtë fakultet pedagogët shohin me shqetësim VKM-në për rivlerësimin e titujve akademikë, kompetence qe i kalon Ministrisë së Arsimit por edhe vendimet e tjera të ndërmarra nga qeveria në dhjetor të vitit të kaluar.

Rezart Prifti, Pedagog: Unë uroj që ky mos jetë veting si gjueti shtrigash që pastaj të dalë siç u bë me policët që më justifiko makinën që ke marrë në 1997. A ka nga ne që janë të krimbur? Plot ka sa të duash. Po nuk i di as ai zotëria, as ministria e Arsimit.

Mësim po zhvillohet në Universitetin e Mjekësisë dhe në disa prej fakulteteve të Politeknikut. Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë një grup studentësh insistojnë për rinisjen e mësimit.

"Nuk duam të krijojmë asnjë përplasje, nuk jemi kundër protestës, por duam mësim. Ne nuk mendojmë se kjo është forma e duhur e protestës"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-mes-mesimit-e-bojkotit

Recommended