Ora News - Studentët e Ekonomikut në iso: Ngujimin do vazhdojmë, për të drejtat protestojmë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Grupe studentësh kanë vijuar të qëndrojnë të ngujuar nëpër ambientet e tyre universitare.

-Në Fakultetin e Drejtësisë shënohet dita e 5- të e ngujimit. Dera kryesore është bllokuar nga studentët me karrige për të mos lejuar hyrjen.

I pyetur në lidhje me njoftimin e kryeministrit Rama se në sekretariatet e fakulteteve mund të vendosen dy përfaqësues të ministrisë së Arsimit, një student tha për mikrofonin e Ora News: " Ata mund të futen nga dritarja"

-Në fakultetin Ekonomik, dyert janë të hapura. Pasditen e djeshme studentët morën vendimin për të vijuar protetën me ngujimin brenda studentëve por kanë lënë të lirë hyrjen për studentë të tjerë që duan të vijojnë mësimin. Ata i kanë bërë thirrje dhe studentëve të tjerë që të bashkohen. Në këtë fakultet studentët kanë kënduar me iso: Dhe ngujimin do vazhdojmë për të drejtat protestojmë.

Në Fakultetin e Arkitekturës, studentët kaluan natën të ngujuar. Ata kanë shtruar batanije në holl ku po vijojnë qëndresën por në të njëjtën kohë kanë lënë të lirë derën për të gjithë ata studentë që duan të vijojnë mësimin.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një reagim në tëitter për protestën, theksoi se nga e sot në Sekretariatet e Universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të Ministrisë së Financave e të Arsimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-vazhdojne-bojkotin-rama-con-sot-ne-universitete-nga-dy-perfaqesi

Recommended