Ora News – Bora bllokon Shqipërinë, pezullon edhe mësimin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Procesi mësimor është pezulluar në 16 bashki të vendit për shkak të problematikave të krijuara nga reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë procesi është pezulluar në 28 shkolla në Shkodër , 4 në Gramsh, 2 në Vlorë, 3 në Lezhë, 4 në Kolonjë dhe një në Delvinë.

Thuajse në të gjitha qytetet e tjera mësimi u zhvillua me orë të reduktuara, ndërsa të pakta ishin ata që zhvilluan normalisht.

Reshjet e dëborës vijuan në pjesën më të madhe të vendit ndërsa variojnë nga disa centimtra në qytete deri në 1.2 metra në zonat malore të qarkut të Dibrës.

Rrugët rurale kanë probleme, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë është e kalueshme me zinxhirë.

Në Kukës, zonat e thella malore janë të bllokuara ndërsa ka probleme me energjinë.

Në Opar, dëbora ka arritur 1 metër trashësi dhe banorët apeluan për ndihmë përmes Ora News.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bora-ne-vend-ja-cilat-jane-zonat-e-bllokuara