Report TV - Shpjegim i rregullave me megafon e distancim, nisin mësimin edhe maturantët e Kukësit
  • 4 years ago
Me maska e doreza, më shumë se 650 maturantë në 10 shkollat e mesme të Bashkisë Kukës u rikthyen pas më shumë se 2 muajsh ndërprerje për të përmbyllur sezonin dhe maturën shtetërore.  Dikush me stres për provimet që po afrojnë dhe dikush me emocion si të ishte dita e parë e shkollës, maturantët për 3 javë do të përgatiten dhe konsultohen për provimet e maturës. Nga institucionet arsimore por edhe ato të pushtetit vendor,  janë marrë masat e nevojshme sipas protokollit sanitar të miratuar për këtë qellim duke respektuar distancimin social, qoftë në ambientet e jashtme por edhe të brendshme në shkolla. Gjithashtu të gjithë maturantëve u matet temperatura në hyrje të shkollës.

"Kalojmë sot nga mësimi online tek përsëritjet dhe konsultimet për përgatitjen e maturës shtetërore. Do të bëni 4 orë 45 minutëshe, kështu siç hymë duke respektuar distancën sociale ashtu edhe do të dalim. Në derën kemi listën emërore të klasë dhe një numër që i bashkangjitet emrit tuaj dhe bankës në të cilën do të uleni. Në çdo bankë keni një dezinfektues që do e përdorni gjatë kohës që është në shkollë. Bahskë ia dalim gjithmonë, mësim të mbarë", tha drejtoresha e një gjimnazi në Kukës.

"Më duket sikur është dita e parë e shkollës, jam e emocionuar. Në duhet një mësim i tillë për provimet e maturës. Do përshtatemi me maskat e dorezat që janë të detyrueshme", tha një maturante.

"Jam pa e stresuar pasi kam 3 muaj në shtëpi dhe provimet janë afër. Tani për momentin më kanë kapur shumë ndjenja të ndryshme mes tyre dhe stresi. Dorezat dhe maskat i kam, gjithçka do të shkojë mirë", u shpreh një tjetër maturante.
Recommended