Ora News - Thaçi dekreton ligjet për transformimin e FSK-së

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi sot tre ligjet që përcaktojnë procedurat e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

?Si President i Republikës së Kosovës dhe Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, ju uroj juve, i nderuar komandant, gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët dhe popullin e Kosovës. I falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-në dhe të gjitha shtetet e tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës? tha presidenti Thaçi në ditën e nënshkrimit të ligjeve.

Tre projektligjet për FSK-në janë miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti.

Jane dekretuar ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thaci-dekreton-ligjet-transformimin-e-fsk-se

Recommended