RTV Ora – Thaçi i shkon në zyrë Ramës, për aktualitetin politike dhe Samitin e Parisit
  • 5 years ago
#rtvora
Samiti i Berlinit i bëri edhe më publike ndarjet e krerëve shqiptarë për bisedimet Kosovë-Serbi, por afrimi i Samitit të Parisit, duke se ka rikthyer bisedimet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është parë të hyjë në mesditë në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Takimi vjen vetëm pak orë pas një bisede në Durrës mes Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këto zhvillime vijnë në një moment kulminant në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, ku pavarësisht pezullimit të këtij procesi, ka deklarata që sugjerojnë që marrëveshja mund të arrihet brenda vitit.

Presidenti Thaçi shkroi në Facebook, se "Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama". Më tej ai thekson se kanë diskutuar për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit.

Në këtë mbledhje që do të organizohet nga Presidenti Macron, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të zërë një vend të konsiderueshëm në bisedimet mes palëve.

Nga ana tjetër në takimin e mbrëmshëm mes Metës dhe Haradinajt është folur për sfidat e përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane.



Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/presidenti-thaci-i-shkon-ne-zyre-kryeministrit-rama
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended