Ora News - Ligjet i japin ok “5 qershorit”, Rama takon pasdite Murrizin për ndryshimet kushtetuese

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ashtu siç ishin dakordësuar Gjiknuri dhe Bylykbashi në Këshillin Politik, deputetët e Komisionit të Ligjeve miratuan pa ndryshim marrëveshjen e 5 qershorit.

Ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan nen për nen dhe në tërësi me disa ndryshime teknike të dakordësuar, por deputetët socialistë dhe të pakicës parlamentare, Komisioni Parlamentar kishte vetëm detyrën noterit dhe respektimin e procedurës parlamentare, pasi të detyruar nga 5 qershori nuk mund të bëheshin ndryshime.

Gjiknuri: Kemi rënë dakord edhe në marrëveshje për mos pasur keqkuptim, nëse ka probleme të teknikës legjislative, sepse këto ndodhin nëpër ligje, për gjërat që nuk ndryshojnë kuptimin dhe përmbajtjen kemi rënmë dakord ti rishikojmë ato.

Miratimi i projektligjit erdhi një ditë pas takimit të kryeministrit Rama me përfaqësuesit e PD në Këshillin Politik, dhe tashmë ky dokument pritet të shkojë në seancën plenare për të marrë votën e 84 deputetëve.

Por paralelisht socialistët vijojnë të jenë të bindur për të mos u tërhequr nga ndryshimet kushtetuese, të cilat po mbrohen më shumë nga mazhoranca se sa nismëtarët e pakicës parlamentare.

Madje vetë kryeministri Rama me anë të një statusi në facebook e ka bërë të qartë se hapja e listave është e rëndësishme për ta, por prekja e Kushtetutës pa miratimin e opozitës së bashkuar ka shqetësuar jo pak ndërkombëtarët.

Për më shumë se 60 minuta ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar takime në kryeministri për t?i bërë të qartë qeverisë së majtë qëndrimin e SHBA.

Por burime bëjnë me dije se përveç Ramës, Kim ka zhvilluar edhe takime të tjera në selinë e qeverisë për çështje të lidhur me sigurinë, madje në të njëtjën kohë me diplomaten në kryeministri ka qenë i pranishëm edhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ligjet-i-japin-ok-5-qershorit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended