Ora News - Krimi në Bulqizë, viktima nuk pranonte ndarjen me bashkëshorten

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ndarja e viktimës me bashkëshorten duket se ka qenë shkak i ngjarjes së rëndë në Bulqizë që përfudoi me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Siç tregon kryeplaku i fshatit, Vehbi Shehu, Adriatik Jella kishte 3-4 muaj konflikt me familjen e gruas, pasi kërkonte të merrte bashkëshorten dhe dy fëmijët mbrapsht.

"Dhëndri thoshte do vras dhe të tjerë. E kishte lënë bashkëshorten prej tre muajsh, ka dy fëmijë me të . Për këtë arsye janë problemet. Ai kërkonte ta merrte përsëri, ata nuk ja kanë dhënë. Ai viktimë dhe këta dy të plagosur në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Viktimën e kanë goditur me dru pas koke. Kanë qenë dhe fëmijët brenda, fëmijë dhe gra janë tronditur nga kjo ngjarje. Kanë pasur konflikte që tre katër muaj".

Ndër të plagosurit është dhe Flamur Delishi.

"Në orën 6 të mbrëmjes ka ardhur viktima dhe u ka bërë terror atyre. Në fund është ndesh me mikun Flamur Delishin duke e qëlluar në fund me thikë në qafë dhe dy herë në brinjë.Flamuri është miku i atij që i janë prerë veshët, Baftjar Çitnakut, vëllai i gruas së tij.Ka bërë terror. Mikun e Baftjarit e ka qëlluar me thikë. Janë dy në spital në Tiranë.Ndërsa viktimën policia e çoi gjallë në Peshkopi".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krimi-ne-bulqize-viktima-nuk-pranonte-ndarjen-me-bashkeshorten

Recommended