Ora News - Rudina Hajdari: Edhe unë e nëna ime viktima të dhunës, por fëmija im nuk dua të jetë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Deputetja Rudina Hajdari ka tronditur me një deklaratë të saj në Kuvend. Deputetja demokrate, duke i tërhequr vëmendjen qeverisë për masat e dobëta kundër dhunës në familje, deklaroi se ajo vetë dhe nëna e saj kishin qenë viktima të dhunës. për këtë arsye, Rudina Hajdari kërkoi nga ministret gra të qeverisë që të luftojnë fenomenin e dhunës, pasi nuk mjafton vetëm barazia gjinore në Kuvend.
Rudin Hajdari: Dua të prek një problem akoma më të madh, dua të flas për një histori që është shumë e dhimbshme. Në këë foltore po flisja për historinë e një gjyqtare që u vra në mes të rrugës nga burri i saj. Çfarë bëri ky parlament? Asgjë! Në dy muaj janë vrarë 7 gra. Kjo është emergjencë kombëtare. Sot gratë nuk janë të mbrojtura.

Kam patur raste që jam takuar me disa prej këtyre zonjave dhe më vjen keq që në këtë parlament pas dy vjet e gjysëm, unë flas për gra që vriten çdo ditë. Ju sot reklamoni se roli i gruas shqiptare po rritet, ndërkohë që gratë vriten në rrugë. Sot çdo grua mund të jetë dhunuar.

Ne jemi të gjitha viktima të këtij fenomeni sepse nuk e luftojmë dhe bëhemi pjesë e këtij fenomeni. Nuk mjafton ta mbushni parlamentin me gra. Duhet të luftojmë, zonja ministre se po më shikoni në sy. Duhet të kishit shkarkuar dikë aty që punon me ju. Duhet të kishit marrë masa konkrete. Ministri i Brendshëm duhet të kishte shkarkuar dikë.

Nuk mjafton thjesht të thoni se i kemi parë këto fenomene në televizor dhe të thoni: i kemi parë dhe ndodhin kudo. Historia e gruas shqiptare është historia e një gruaje që vuan gjithë jetën e saj. Qytetar të dashur dua ta ndaj me ju sepse ky problem është një plagë e rëndë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rudina-hajdari-edhe-une-e-nena-ime-viktima-te-dhunes-por-femija-im-nuk-dua-te-jete

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended