Rudina Hajdari nën emocione të forta: Do bëj hapa të sigurtë, ja pse nuk e dogja mandatin
  • 5 years ago
Ditën e sotme Kuvendi ka vijuar seancën e radhës plenare. Në nisje të seancës janë betuar edhe tre deputetët e rinj të opozitës të cilët morën mandatin ditën e djeshme në Komisionin Qëndror Zgjedhor. Ndërkohë seanca ka vijuar me fjalimet e deputetëve socialistë ndërkohë që në kuvend mungon kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Berlin.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se Lulzim Basha ka ikur dhe jashtë vendit për të shamngur hetimin e Prokurorisë.

Në kuvend ka folur edhe deputeti demokrat Myslim Murrizi i cili ka deklaruar se kërkon ndryshimin e reformës zgjedhore. Në fund të fjalës së tij ai është duartrokitur nga të gjithë deputetët e pranishëm në kuvend.

Deputetja demokrate Rudina Hajdari deklaroi se ka qëndruar në politikë për të ndryshuar sistemin e vjetër politik. Ajo tha se po bën hapa të sigurtë në politikë dhe do të sjellë një model tërëisht të ndryshëm nga ai që na ka qeverisur në këtë 28 vite.

Siç raporton gazearja e Report Tv, Esiona Konomi seanca e sotme pritet të zgjasë deri në orën 16:00.Nën emocione të forta që shpesh i krijonin vështirësi në të folur, Rudina Hajdari, mbajti fjalimin e parë në Kuvend, pas vendimit të saj kundër grupit të PD-së, për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit.

Rudina Hajdari u shfaq në foltoren e kuvendit si një zë kritik ndaj sistemit politik që ka qverisur vendin përgjatë 28 viteve. Ajo tha se ky model politik ka sjellë gjendjen e mjeruar ku ndodhet vendi sot dhe nëse nuk bëhet gjë për ndryshimin e tij edhe brezat e tjerë do të rriten me të njëjtën frymë. Hajdari deklaroi se arsyeja pse ka vendosur të hyjë në politikë dhe të mos djegë mandatin është sepse do të sjellë një frymë të re, të ndryshme nga ajo që na ka qeverisur përgjatë këtyre viteve
Recommended