Rudina/ Kejdi Mehmetaj kujton fjalimin e saj te pare: Kam patur emocione te forta (15.01.2018)

  • 6 years ago
Ajo është ndër gratë e parlamentit shqiptar që është komentuar gjatë kur fitoi mandatin e deputetes në vitin 2013.
E para deputete në moshë aq të re, Kejdi Mehmetaj ishte vetëm 19 vjeç dhe sapo kishte filluar studimet e larta. Mehmetaj ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina?, nga ku përveç politikës foli edhe për familjen, shoqërinë dhe historinë e saj të dashurisë që është përfolur gjatë në rrjetet sociale.
?Tani e gjithë dita është e fokusuar tek puna, shpresoj që shkolla të futet sërish në axhendën time ditore. Dita fillon me takimet e mëngjesit, janë mbledhje të ndryshme ku duhet të marim pjesë, takimet me qytetarët dhe 2-3 orë në ditë kalojnë duke lexuar për ditën e nesërme.
Unë se kam dëgjuar atë fjalim. Kanë qenë emocione të forta. Ditën që jam betuar duhet të mbaja një fjalim, por nuk u mbajt. Fjalimi im i parë është mbajtur pas tre javësh. Arta Dade i ka mbajtur një pjesë të deputetëve dhe iu tha: Ta dëgjojmë dhe ta mbështesim këtë vajzën se është e re. Ai fjalim ka qenë shumë i mirë dhe unë i qëndroj ende, por kur unë pashë që rendi i ditës mbaroi dhe deputetët po largoheshin thash: Po unë për kë do flas??, tha Mehmeti.

Recommended