Ora News - Kryemadhi: Sot ra qeveria e Surrelit që mashtroi shqiptarët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se sot ra qeveria e Surrelit jo qeveria e shqiptarëve.

Në një dalje për mediat pas ndryshimeve në qeveri të lajmëruara nga Rama, Kryemadhi tha:

Kryemadhi: Ra qeveria e Surrelit, por sot mu krijua bindja përfundimisht që edhe PS u kthye në partinë e Surrelit. Qeveria e Surrelit ra se mashtroi shqiptarët duke u thënë se do paguajnë taksa më pak, por paguajnë taksa më shumë. U bëj thirrje socialistëve të ndershëm të cilët sot Edi Rama i ktheu në parti të Surrelit që të reagiojnë, të marrin fatet e PS në dorë. Nëse nuk e bëjnë ata do ta bëjnë shqiptarët sepse nuk do të lejojë njeri Edi Ramën që të përdhosë dhe nëpërkëmbë shqiptarët dhe fëmijët e tyre. Sot Edi Rama do vetëm një të fryrë dhe është gati për të rënë në humnerën e tij që u ka ndërtuar shqiptarëve.

Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së emigrantëve para Kryeministrisë.

Kryemadhi: Mos ndalni, bashkojuni sot në protestën në orën 5 të gjjthë shqiptarëve që kanë ardhur nga diaspora për të protestuar. O sot, o kurrë të gjithë së bashku kundër kësaj lavatriçeje të krimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-sot-ra-qeveria-e-surrelit-qe-mashtroi-shqiptaret

Recommended