Ndryshimet në qeveri/Kryemadhi: Ra qeveria e Surrelit, bashkohuni me protestën e diasporës

  • 5 years ago
Pasi kryeministri, Edi Rama njoftoi ditën e sotme gjatë mbledhjes së Asamblesë Partisë socialiste, shkarkimin e disa ministrive dhe emërimet e reja në kabinetin e qeverisjes Kryetarja e Lëvisjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi doli këtë të premte në një deklaratë për mediat duke komentuar ndryshimet në kabinetin e ri qeverisës.

Nga selia e Lëvizjes socialiste për Integrim Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se vazhdon të mashtrojë, për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët dhe se sot nuk kishte ndryshime në qeveri, por rënie të qeverisë .

Kryetarja e LSI-së, i bëri thirrje Ramës se tani është radha jote për t?u larguar, sipas saj sot ka rënë jo qeveria e shqiptarëve, por qeveria e Edi Ramës.

Në fakt kjo nuk është një ndryshim i qeversisë Rama ,që mundohet të shpjegojë Edi Rama por është një rënie qeverie e Edi Ramës. Qeveria ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 mln euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen.Ra qeveria e Surrelit . Edi Rama harroi të thoshte sot para Partisë së Surrelit, se qeveria duhet t?i shërbeë qytetarëve të saj, populli të saj por Edi Rama sot ndërroi sot lavatricen e pastrimit të parave të drogës. Rama vazhdon të mashtrojë shqiptarët , pasi ndërroi sot disa pjesë të lavatrices së drogës. Harron se duhet larguar lavatriçja e krimit. Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë.

Recommended