Ora News - Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, kërkohet burg për jetë për Fadil Kasemin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi.

Gjatë dhënies së pretencës te Krimet e Rënda, organi i akuzës kërkoi që Kasemi të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të veprës së rëndë penale që ka kryer, por edhe për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.

Mbi Kasemin rëndëojnë tre akuza, "vrasje", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi".

Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti Fadil Kasemi me të cilin kishtë më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Sipas akuzës i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrau-ish-bashkeshorten-gjyqtare-kerkohet-burg-jete-fadil-kasemin

Recommended