Ora News – Vrau ish bashkëshorten gjyqtare, amnistia liroi Fadil Kasemin nga burgu

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News mëson se Fadil Kasemi, i cili mesditën e sotme ekzekutoi ish bashkëshorten e tij, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës u lirua nga burgu në janar të 2017.
Ai është një nga 670 të dënuarit të cilët përfituan lirinë nga amnistia e miratuar nga parlamenti e firmosur nga presidenti Nishani në dhjetor të 2016.
Ora News disponon urdhrin e lirimit i cili mban datën 14 janar 2017. Në momentin kur u miratua aministia, Kasemit i kishin mbetur për të vuatjru dhe 11 muaj e 8 ditë burg.
Gjithashtu Ora News disponon dhe vendimin e Gjykatës së Kavajës e cila dënonte Fadil Kasemin me 3 vjet burg. Vendimi i firmosur nga gjyqtari Luan Lusha u shpall më 28 prill 2016.
Gjykata e deklaroi fajtor Fadil Kasemin për kryerjen e veprës penale ?dhune në familje? me 1 vit e 6 muaj burg.
dhe për akuzën ?armëmbajtje pa leje? e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 3 vjet burg.
?Në bazë të nenti 55 të Kodit Penal në bashkim të dy dënimeve në një dënim të vetëm e dënon të pandehurin me 4 vjet e 6 muaj burgim. Në aplikimin e nenit 406 të Kodit të Procedurës penale e dënonte përfundimisht të pandehurin me 3 vjet burg.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrau-ish-bashkeshorten-gjyqtare-aministia-liroi-fadil-kasemin-nga-burgu/

Recommended