Ora News - PD denoncon: Edmond Bego ia bleu Ahmetajt 1.5 mln euro ish-serat te Unaza e Madhe

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Sikundër kishte paralajmëruar një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha, Partia Demokratike paraqiti sot faktet zyrtare që sipas saj lidhin Ministrin Arben Ahmetaj me shitjen e kryer për llogari të Edmond Begos.

PD akuzon se në atë që e cilëson skandali i projektit rezidencial 60 milione euro pranë Unazës së Madhe është i përfshirë jo vetë kryebashkiaku Erion Veliaj por edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Zedhenesja e PD-se Ina Zhupa tha se perveç përmbylljes në kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish serave pranë Unazës së Madhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka pasur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon.

Ina Zhupa: Afera e projektit 60 milion euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetaj. Përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish-serave të Unazës së Madhe, Ministria e Arben Ahmetaj ka pasur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë. Edmond Bego është personi që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogari të Ministrisë së Financave të ndarë në katër këste nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016.

Partia Demokratike paraqiti faturat bankare, të cilat sipas saj janë dokument zyrtar që provojnë mashtrimin e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Deputetja Jorida Tabaku tha se Ahmetaj ka firmosur privatizimin e një pjese trualli ku do të ndërtojë Edmond Bego.

Jorida Tabaku: "Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-denoncon-edmond-bego-ia-bleu-ahmetajt-15-mln-euro-ish-serat-te-unaza-e-madhe

Recommended