Protesta, Demalia: Mu duke sikur qeveria i dha studentëve lejen e zakonshme

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për analistin Ilir Demalia, protesta e studentëve nuk duhej të mbyllej. Në një lidhje me skype për Ora News, ai tha se studentët u dukën si administratë dhe kryeministri Rama i dha lejen e zakonshme.

Ilir Demalia: Ikja me pushime mu duk sikur protesta ishte pjesë e administratës dhe tani qeveria i dha pushimet për festa. Unë nuk kam parë ndonjëherë njerëz të revoltuar që po largohen me pushime për leje të zakonshme, për festa, për gjelin dhe bakllavanë. Po pse serioze është kjo?! Edhe pse nuk është e njëjta situatë dhe nuk mund të bëjmë paralelizma, por në 89 kur u ngritën rumunët u vranë 1 mijë e ca vetë dhe Çausheksu natën e Krishtlindjeve u pushkatua.

Demalia hodhi hipotezë se Rama dhe studentët arritën një dakordësi në heshtje, për t'i dhënë kohë kryeministrit. Ndërsa sipas tij thirrje e studentëve që protestës së tyre mos t'i bashkohet politika është absurde.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pezullimi-i-protestes-demalia-mu-duke-sikur-qeveria-i-dha-lejen-e-zakonshme

Recommended