Shembja e Teatrit Kombëtar, Demalia: Qeveria s'ka më moral, duhet reagim popullor
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Analisti Ilir Demlia bën përgjegjëse klasën politike për atë që po ndodh në Shqipëri, por mbi të gjitha qeverinë. Me atë që ndodhi me Teatrin Kombetar, Demalia tha se qeveria nuk ka më moral. Sipas tij, sot qytetarët janë para një terrori të një qeverie të lidhur me oligarkët.

Ilir Demalia: Jemi para një fakti të kryer. U veprua me një imoralitet qeveritar, sepse kjo qeveri nuk ka më moral. Në aspektin ligjor është e qartë që kjo qeveri është e kapur keq nga oligarkët e krimit që kanë pastruar paratë dhe e fusin për ndërtimin e betonit. Nga ana tjetër mënyra si veproi qeveria, bashkia, policia janë totalisht antiligjore. Sot qytetarët duhet ta mbledhin mendjen se nuk janë një shtet demokrati. So janë para një terrori që është i lidhur me qeverinë dhe fuqinë e parave të oligarkëve. Këta po nënshtrojnë dita ditës të gjithë subjektet, të gjitha forumet, median. Sot nuk kemi të bëjmë fare me një regjim as demokratik, po as një regjim hibrid. Por kemi të bëjmë me një regjim banditesk që po vepron me fuqinë e parave të krimit. Kjo është gjendja sot.

Demalia kritika ka edhe për opozitën. Ndërsa thotë se duhet një reagim popullor.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/shembja-e-teatrit-kombetar-demalia-qeveria-ska-me-moral-duhet-reagim-popullor

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended