Ora News - Mamica e “Skënderbeut” nderohet në Krujë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mamica e ?Skënderbeut?, është roli i vetëm i Adivije Alibali Sharofit në ekran, por emri dhe fama për filmin kult për heroin tonë kombëtar dhe respekti i artdashësve e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Për kontributin e në fushën e artit dhe interpretimin në portretizimin e motrës së Skënderbeut duke i dhënë asaj të gjitha dimensionet e gruas shqiptare, pionierja e kinematografisë u nderua me titullin qytetare e Nderit e Krujës.

Mes emocioneve, ajo titullin ia dedikoi të atit që e lejoi të futet në rrugën e artit në një kohë me mentalitet mbytës për Shqipërinë.

Artistja që sot jeton në Amerikë vlerësohet edhe për aktivitetin e saj në balet dhe si valltare e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mamica-e-skenderbeut-nderohet-ne-kruje