Ora News - Studiues nga 5 universitete në botë analizojnë figurën e Skënderbeut

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 550-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, studiues nga 5 universitete të Italisë, Turqisë dhe Spanjës u mblodhën në Romë në një seminar shkencor për të kujtuar dhe analizuar figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Analiza trajtoi figurën e Heroit tonë Kombëtar nga epoka e mesjetës deri në kohën moderne në territorin e Mesdheut.

Profesor Francesco Altimari nga Universiteti i Kalabrisë, e vuri theksin tek rëndësia e figurës së Skënderbeut si strateg.
Francesco Altimari: Gjergj Kastrioti është dhe një figurë e spikatur e kulturës europiane në kohën në të cilën ai jetoi, por dhe përtej kësaj periudhe kohore. Siç dëshmojnë qindra botime dedikuar figurës së tij në vende të shumta të Europës, sa herë që identiteti europian vihej në krizë, kishte një thirrje ndaj figurës së tij, si një figurë simbolike europiane.

Ndërsa Profesor Gennaro Varriale nga Universiteti Federico i II Napolit shprehet se ka ende dokumente historike të pazbuluara mbi figurën e Heroi tonë Kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studiues-nga-5-universitete-ne-bote-analizojne-figuren-e-skenderbeut

Recommended