Aktivitete përkujtuese në Lezhë e Krujë në nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

  • 6 years ago
550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut është përkujtuar me një ceremoni të veçantë në qytetin e Lezhës, aty ku prehet përjetësisht heroi ynë kombëtar.

Tek varri i tij, u mblodhën sot drejtuesit më të lartë të politikës vendore, qytetar dhe nxënës shkollash, ndërkohë kuptim të veçantë i dhanë aktivitetit edhe disa arbëreshë të ardhur nga Italia. Jeta dhe vepra e Skënderbeut iu prezantua të pranishmëve edhe përmes librave dhe ekspozitave.

?Lezha do të kujtojë gjithmonë Gjergj Kastriot Skënderbeun i cili qëndroj në tempullin e kujdesies historike, ai do të mbetet simbol unit3eti dhe mishërimi, i trimërisë dhe bujarisë shqiptare. Kremtimi i ngjarjeve të lavdishme të së shkuarës na bën krenar për historinë tonë, kjo frymëzon bashkëpunim dhe unitet në të mirë të qytetarëve dhe në zhvillim të vendit," shpjegoi Fran Frrokaj Kryetar i Bashkise Lezhë.

Recommended