Ora News - Të dhënat e "Gallup" për ikjen e shqiptarëve, Meta: Kambanë alarmi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta i konsideron shqetësuese të dhënat e "Gallup" mbi migrimin, publikuar javën e shkuar, duke theksuar se kjo është një kambanë alarmi.

Meta: "Të dhënat e ?Gallup?, të publikuara javën e kaluar, ku Shqipëria renditej në vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigrim, padyshim janë shumë shqetësuese. Kjo është një këmbanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar mbi shkaqet dhe motivet që i shtynë bashkëqytetarët tanë drejt kësaj vendimmarrjeje të dhimbshme e dëshpëruese.

Ky fenomen, përveç se mplak Shqipërinë dhe shoqërinë tonë, varfëron burimet më të mira profesionale dhe intelektuale duke dekurajuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe më të shpejtë të vendit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vërejti me shqetësim se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe investime në sektorë prioritarë, si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-dhenat-e-gallup-ikjen-e-shqiptareve-meta-kambane-alarmi

Recommended