Ora News - Debutim me fitore te Laçi, Prenga: Kjo Tiranë nuk e meriton atë pozicion

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Besnik Prenga në stol, Laçi merr 3 pikët. Debutim fantastik ai i teknikut mirditor në stolin e kurbinasve, me bardhezinjtë që kanë mposhtur 2-1 Tiranën dhe janë afruar me zonën evropiane. Pas takimit, tekniku Prenga u shpreh:

"E vetmja gjë që vlejti ishte fitorja. Dëshira që treguan lojtarët 20 minutëshin e parë. Pas këtyre minutave mund të them se Tirana e zotëroi fushën dhe ishte më e sigurtë në lojë. Kontrolloi lojën, por duhet të kemi edhe fat. Sot na ndihmoi fati. Ne nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Tirana me këtë përbërje që ka, habitem se si është në këtë gjendje. Ka një ekip cilësor, futbollist cilësor, diçka që e treguan edhe sot në pjesën e dytë dhe nuk e meritojnë vendin aty ku janë. Ishte një ndeshje e cila në fillim u kontrollua nga ne. Treguam dëshirë ndërsa pjesa tjetër, si nga ana organizative si nga ana sulmuese ishte në favor të Tiranës. Jemi Laçi. Jemi një grup i fortë dhe që jep gjithmonë maksimumin, megjithatë nuk e kemi atë luks të mendojnë për pushime dhe të themi se jemi në një zonë të mirë. Do i marrim ndeshje pas ndeshje. Duhet të japim maksimumin. Të kapim çfarë të kapim megjithatë duhet ta rrisim lojën tonë më shumë, që të dalim nga Durrësi me një rezultat pozitiv."-tha Prenga.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/debutim-me-fitore-te-laci-prenga-kjo-tirane-nuk-e-meriton-ate-pozicion

Recommended