Ora News - Gjyqtari i Apelit Fatos Qato, probleme me pasurinë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Fatos Qato, kandidat për anëtar në Keshillin e Emërimeve në Drejtësi, doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t'iu nënshtruar vettingut.

Sipas KPK gjyqtari rezulton se ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në këtë pronë. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas tij gjyqtari ka deklaruar si burim të ardhurash nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.

Sipas KPK-së subjekti i kontrollit ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte. Ai ka deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes 7 mijë euro, pjesë takuese 50% dhe një automjet "Renault" blerë për 28 mijë e 500 euro. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Qatos ka blerë një tokë arë në Pogradec për 108 mijë lekë, por sipas KPK-së, rezulton se çmimi për tokën arë ishte 264 mijë lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjyqtari-i-apelit-fatos-qato-probleme-me-pasurin

Recommended