Ora News - Ristrukturimi i PD, Krasniqi: Nuk arriti të kalojë testin e nevojës për reflektim
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse procesi i zgjedhjeve të kryetarve të degëve nuk është mbyllur ende në Partinë Demokratike, politologu Afrim Krasniqi thotë se ky proces deri më tani ka dështuar të japë një sinjal se kjo forcë politike ka reflektuar dhe po kërkon të mbështetje në një bazë të gjerë. Krasniqi thotë se emrat e zgjedhur nuk premtojnë shumë.

Partia Demokratike ndodhet në një moment të rëndësishëm të jetës së saj të brendshme, ristrukturimit në të gjitha nivelet. Ky proces ka kaluar jo me pak interes nga politologët.

Afrim Krasniqi, duke komentuar zgjedhjet e deritanishmë në krye të degëve, thotë se me emrat e rinj, Partia Demokratike nuk e kaloj testin e nevojës për reflektim.

Krasniqi: Ajo çfarë shohim në procesin aktual dhe sidomos në rezultatin final, në zgjedhjen e kryetarëve, duket se nuk ka arritur dot ta kalojë testin e nevojës për reflektim dhe testin për hapje drejt grupeve të tjera. Por midis synimeve për të bërë një opozitë sa më të gjerë dhe synimeve për të bërë një opozitë në funksion të protestës dhe agjendës ditore ka fituar alternativa e fundit.

Politologu Afrim Krasniqi, nuk pranon të komentojë emra të perveçëm, por sipas tij në këtë proces Partia Demokratike deshtoi të japë sinjalin për energji dhe figura te reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ristrukturimi-i-pd-krasniqi-nuk-arriti-te-kaloj-testin-e-nevojes-reflektim
Recommended