Ushtria, Hoxhaj: Qëndrimi i Stoltenberg, reflektim i shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj qëndrimin kundër të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg e shikon si një reflektim i atyre vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një lidhje me skype për Ora Neës nga Prishtina, Hoxhaj tha se krijimi i Ushtrisë ka të bëjë me kompletimin e shtetit të Kosovës.

Enver Hoxhaj: Qëllimi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka të bëjë me kompletimin e shtetit të Kosovës.

Ne kemi qenë në proces transformimi të FSK në këto 5-7 vitet e fundit. Ka pasur pengesat e brendshme nga deputetët nga komuniteti serb. Vendimi i sotëm është historike. Pas shkurtit 2008, dhjetori 2018 është ditëlindja jonë e dytë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ushtria-hoxhaj-qendimi-i-stoltenberg-reflektim-i-shteteve-qe-nuk-e-kane-njohur-kosoven