Alibeaj në Report Tv: Nuk kemi nevojë për draft! Koalicion PS-LSI? Nuk e besoj! Nuk djegim mandatet
  • 3 years ago
Mbrëmjen e sotme në emisionin Pa Protokoll ishte i ftuar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili foli për zhvillimet e fundit politike. Njësoj si përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi, Alibeaj u shpreh se nuk do të ketë një draft nga ana e tyre në Këshillin Politik por janë të kënaqur me ligjin aktual, vetëm me kusht që të mos preken koalicionet.

Gjithashtu ai shprehet i bindur tek aleatët e LSI-së teksa ka mohuar një koalicion të mundshëm mes tyre dhe PS-së. Ndërsa për qëndrimet e Metës, demokrati shprehet se Presidenti nuk mban anën e PD-së por është kundër regjimit të Edi Ramës.
Recommended