Report TV - PD-LSI dhe 8 aleatë në koalicion zgjedhor! Basha: Nuk do të ketë më opozitë false
  • 5 years ago
Opozita e bashkuar që la Parlamentin duke dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, firmosi këtë të martë marrëveshjen e koalicionit opozitar zgjedhor. Një koalicion që sipas Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hedhë themelet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër. Qëllimi i koalicionit opozitar që në përbërje të tij ka 8 parti, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikanë, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU, është krijimi i një qeverie të përkohshme pas largimit të kryeministrit Rama, që të garantojë më tej mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Kryedemokrati Basha i priti aleatët njëri pas tjetrit teksa firmosën marrëveshjen e koalicionit opozitar me 10 pika, ku shoqërohej nga ish deputetët, Gazmend Bardhi, Edmond Spaho, Edi Paloka, dhe ish-presidenti Bujar Nishani, që njëherazi është kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Recommended