Ora News Reportazh - Ulëza, destinacion turistik dhe i vetmi eko park në Shqipëri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo është qyteza e Ulzës!

Ndodhet vetëm 70 kilometra apo 1 orë e 10 minuta larg Tiranës!

Ndërtimi i rrugës dhe investimet me fokus turizmin i kanë dhënë zhvillim duke e kthyer në një destinacion këto ditë vjeshte!

Ulza është i vetmi Eko-Park në Shqipëri i cili do të zhvillohet sipas një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Mat dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Blendi Klosi: "Është e patolerueshme që në këtë vit, në këtë kohë zhvillimi, në këtë nevojë kaq të madhe që, të gjithë njerëzit kanë për më shumë alternativë turistike, ne të mbajmë të fshehta bukuri të tilla si bukuria e Ulzës."

Një zonë që ndërthur bukuritë natyrore me trashëgiminë materiale shpirtërore, Ulza krijon kushtet e nevojshme për zhvillimin e ekoturizmit, turizmit rural, eksplorues, e atij gjithëvjetor.

Ndaj vizitorët shqiptarë e të huaj nuk mungojnë !

Omer Xhoshkun, një shtetas turk i cili e viziton Ulzën për herë të parë, thotë se mbetur i mrekulluar.

Omer Xhoshkun:?Më pëlqeu pa fund! Njerëzit janë të sjellshëm dhe ushqimi i mirë dhe i freskët! U kënaqëm në Ulëz?

Parku Natyror, i shpallur si i tillë që para dy viteve, ka një sipërfaqe prej 4200 km katror.

Përfshin gjithë kurorën e liqenit të Ulzës dhe Shkopetit në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit!

Edisnajda Vuka: "Kur kam ardhur herën e parë jam magjepsur, jam mahnitur. Kam ardhur me kolegët, kemi ardhur disa herë."

Eurial Veziri: "Pa dyshim që Ulëza është destinacion nga më të rrallët ndoshta, si një vend turistik, sepse këtu ndihet një atmosferë festive"

Sipas censusit të vitit 2011 në këtë zonë jetojnë rreth 1 229 persona, të cilët bazojnë të ardhurat e tyre tek turizmi i zonës, punimet artizanale, që i shesin sërish tek turizmit dhe sektorin e shërbimeve.

Eurial Veziri: "Ndoshta historia e krijimit të saj daton vonë, por përkujdesja dhe historia që lidhet me banorët e këtij vendi është shumë më e thellë se kaq."

Tereze Kokona: "Natyra mbi të gjitha, vend i qetë, vend i bukur, sa vjen e rregullohet më shumë, pasi kam ardhur edhe vitet më parë, por tani shoh ndryshim të madh"

Liqenet janë atraksioni kryesor.

Aty mund të zhvillohen sporte të ndryshme ujore, apo me një xhiro me skaf.

Gjithçka në praninë e pulëbardhave që fluturojnë mbi liqen!

Kulinaria e zonës është e pasur.

Tava e krapit të kapur aty në liqen është padyshim zgjedhje e parë.

Ndërsa produkte të tjera tradicionale mbushin tryezat në lokalet që po marrin zhvillim buzë liqenit.

Tereze Kokona dhe Esat Ruka kanë udhëtuar nga Tirana pikërisht për këtë.

Tereze Kokona: "Ushqimi i mirë, njerëzit na presin shumë mirë, me kulturë me edukatë. Si vend turistik, një mrekulli"

Me bukurinë, ushqimin dhe relaksin që ofron, Ulza po kthehet cdo ditë e më shumë në një destinacion turistik !
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/uleza-destinacion-turistik-dhe-i-vetmi-eko-park-ne-shqiperi

Recommended