Ora News - Shkëmbi vlerëson Laçin dhe karikon skuadrën: Fitorja, i vetmi rezultat që duam

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Teutën kryesuese e pret një 90 minutësh delikat në fundin e fazës së parë të Kategorisë Superiore.

Durrsakët do të sfidojnë nesër Laçin, rival që nuk po tregon forcën e premtuar në fillim të sezonit. Ndryshimi i trajnerit pritet t'i sjellë një marsh me shumë dhe këtij fakti i trembet edhe tekniku, Bledi Shkëmbi.

Numri 1 i Teutës doli në konferencën për shtyp së bashku me mesfushorin, Arbër Çyrbja, ku u shprehën se objektiv kanë 3 pikët.

Bledi Shkëmbi: "Është një ndeshje e vështirë, duke marrë parasysh kundërshtarin. Është një kundërshtarë që pavarësisht rezultateve jo të mira, ka një ekip të kompletuar, një ekip shumë të mirë. Aq më tepër që në fushën e tij është e vështirë për ta mundur. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, duhet të jemi në maksimumin tonë për të arritur edhe rezultatin që ne duam, fitoren".

Arbër Çyrbja: "Çdo ndeshje vlerësohet maksimalisht dhe në çdo ndeshje futemi për 3 pikët. Në radhë të parë falenderoj të gjithë që u riktheva sërish. Teuta ka ndryshuar shumë që prej kohës kur isha unë. Tani përgjegjësia është më e madhe dhe jemi bashkë me të njëjtin objektiv".
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shkembi-vlereson-lacin-dhe-karikon-skuadren-fitorja-i-vetmi-rezultat-qe-duam

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended