'Bashkia që duam'/ Rama konfirmon në Korçë rikandidimin e Sotiraq Filos
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos për kryebashkiak të Korçës edhe për një mandat tjerët katër vjeçar. Gjatë aktivitetit "Bashkia që duam", cikli i ri i takimeve të kreut të qeverisë me qytetarët, Rama tha se kryebashkiaku aktual do kandidojë sërish për të drejtuar qytetin dhe për të qenë ai qytetari i parë i Korçës deri në 2023. Kreu i qeverisë premtoi në Korçë edhe ndërtimin e një materniteti të ri, por edhe të një stadiumi modern.

"Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, do kemi edhe Kukësin me stadium. Mqs keni Elisën deputete, ka shanse që pas Kukësit të bëhet stadiumi edhe në Korçë. Kemi një plan për rindërtimin e stadiumit. Korça e meriton dhe nuk mundet dot që në gjithë këtë moderinizim, ne të lëmë akoma për një kohë të gjatë stadiumin në atë gjendje që është, që është qesharak. Do investohemi seriozisht për të bërë një stadium model të standardeve të sijes që është vendosur këtu, për çdo ndërtim të ri që bëhet në Korçë", tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për marrëdhënien me opozitën, për të cilën tha se shpesh herë janë të detyruar që të sillen si ata. Për këta, kryeministri kërkoi falje për ditët e enjte, ku salla e Parlamentit kthehet në një debat me përplasje dhe akuza: ?Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë ?Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin?. Ne merremi me si do të fitojmë përsëri për të fituar më shumë qytetarët, ata merren me ne gjithë kohës. Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të të enjtes, sepse ?kush fle me qenin gdhihet me pleshtin?. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve. Kështu që duam apo nuk duam përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata. Por një gjë është e sigurtë. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe?, tha Rama.
Recommended