Ora News - Ekipi i basketbollit të Vllaznisë me president dhe trajner të ri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E nisi keq sezonin dhe nga ekip kampion, Vllaznia e basketbollit u zhyt në krizë me 6 ndeshje të luajtura dhe të gjitha të humbura.

Atëherë kur u duk se nuk ka dritë në fund të tunelit, shkodranët u bënë me president të ri Alban Xhaferrin, e bashkë me të edhe me trajner.

Zyrtarisht kroati Neven Plantak është trajneri i ri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj dhe prezantimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës në pallatin e sportit ?Qazim Dervishi?. Krah tij, skuadrës i janë bashkuar edhe tre bashketbollistë të huaj.

Bëhet fjalë për Michael Hundley, Austin Dasent dhe Malik Carter. Ish- basketbollisti i njohur Altin Halili, i cili ka marrë postin e drejtorit teknik, shprehet optimist për ecurinë në javët e ardhshme, duke shpresuar që Vllaznia do dalë sa më shpejt nga kriza ku ndodhet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekipi-i-basketbollit-te-vllaznise-me-president-dhe-trajner-te-ri

Recommended