Ora News – Kombëtarja e basketbollit, Ponari: Ekipi më i fortë i viteve të fundit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit për meshkuj do të rikthet të luajë në takime zyrtare pas 3 vitesh mungesë. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit F në eliminatoret e Europiani ku përballë do të kenë kudnërshtarë të kalibrit të lartë si Gjeorgjia, Maqedonai e Sllovakia.
Në prag të sfidave kualifkuese që do të startojnë në fund të këtij muaji, presidenti i Federatës shqiptare të basketbollit Avni Ponari shprehet optimist për gjëndjen e skuadrës duke deklaraur se ky ekip është ndër më cilësorët e viteve të fundit.
Trajneri i skuadrës tonë kombëtare, qiprioti Antonis Kostandinidis, megjithëse evidenton vështirësitë që e presin përfaqësuesen, premton se ky ekip do të japë maksimumin e mundshëm në fazën eliminatore, pavarësisht forcës së kundërshtarëve.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/kombetarja-e-basketbollit-ponari-ekipi-me-i-forte-i-viteve-te-fundit/

Recommended