Ora News - Sandër Lleshaj nxjerr në pah "Luftën e Ftohtë" Rama-Meta
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti dhe Kryeministri vijuan replikat lidhur me kërkesën për dekretimin e Sandër LLeshit në posti e Ministrit të Brendshëm. Por ndryshe nga dje, sot këto replika kanë qenë jo të drejtëpërdrejta por përmes reagimeve të zyrtarëve që janë vartës të tyre. Nga presidenca, mesazhin e përcolli zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, ndërsa nga kryeministria erdhi replika nga drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga.

Edhe pse e quajti amator këdo që nuk njihte Kushtetutën në rastin e mosdekrëetimit të Ministrit të Brendshëm, Presidenti i Republikës ka nisur nga puna për rishqyrtimin e kërkesës së dytë që kryeministri Edi Rama i la për emrin e Sandër Lleshit në pozicionin e Ministrit të Brendshëm.

Në një reagim të shtunën në drekë (10 tetor 2018), zëdhënësi i Kreut të Shtetit bëri me dije se zoti Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese në lidhje me kandidaturën e Sandër Lleshit.

Tedi Blushi: "Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-do-informoje-kuvendin-kerkesat-e-tij-sander-lleshaj
Recommended