Lleshaj: Reforma në Drejtësi impakt në Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore!
  • 4 years ago
"Një hap i rëndësishëm, i cili do të ketë impakt të padiskutueshëm në përpjekjen kundër trafikimit është Reforma në Drejtësi. Pranohet tashmë që Reforma në Drejtësi është ajo reformë, e cila do të impaktojë jo vetëm këtë element, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Dhe ndërkohë ka filluar impakti i madh pozitiv që kjo reformë po sjell në të gjithë vendin, por specifikisht në temën për të cilën ne jemi mbledhur sot", kështu është shprehur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në konferencën e projektit rajonal ?Parandalimi dhe Lufta Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore?, financuar nga Qeveria Gjermane.
Recommended