"Dorëzohet" Ilir Meta , dekreton lirimin e Sandër Lleshaj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ilir Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, por ende nuk është shprehur lidhur me emërimin e tij në postin e Ministrit të Brendshëm.Në tekstin e dekretit, reflektohet fakti që Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë parasysh kerkesen e vet Lleshajt për të hequr dore, por ka kërkuar që kërkesa ti vijë nga Ministria e Mbrojtjes.Vizion Plus ka mësuar se më date 15 nëntor, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, ka depozituar zyrtarisht ne Presidence kerkesen per lirimin e Sander Lleshajt, kerkese kjo qe eshte marrë ne konsiderate vetem 24 ore me pas.Por pikepyetjet mbeten ende mbi shkresen e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka kerkuar dekretimin e Lleshajt ne postin e Ministri te Brendshëm. Edhe pse eshte e qarte qe levizja e pare i hap rrugen dekretimit te tij, ende nuk ka dal nje akt zyrtar nga Presidenca, e cila ka afat Kushtetues deri ne ore 23:59 te se premtesPor edhe pse tashme levizjet ne fushen e shahut politik jane te qarta mbetet per t?u pare se per cfare guri e leshoi Ilir Meta ?oficerin?.DEKRET PËRNXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORENë mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja ?g?, të ligjit nr. 64/2014, ?Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja ?ç?, të ligjit nr. 59/2014 ?Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë?, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018D e k r e t o jNeni 1Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.Neni 2Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.Nr. i Dekretit 10955Tiranë, më 16.11.2018
Recommended