Lezhë/ Mungesa e teknologëve ushqimorë vështirësi për prodhuesit

  • 6 years ago
Fabrikat dhe stabilimentet e përpunimit të produkteve ushqimore në Lezhë kanë vështirësi për të siguruar teknologë që kontrollojnë sigurinë e këtyre produkteve.

Aktualisht nevoja është për të paktën 150 specialistë me një tendencë gjithnjë e në rritje. Këto nevoja aktuale mbulohen me punonjës që mund ta kenë përvetësuar këtë aftësi vetëm gjatë punës në këto ndërmarrje. Shqetesimin e kanë sjellë vetë bizneset e ketij sektori duke sugjeruar edhe ndërhyrje tek arsimi profesional.

Kemi nevojë për specialist që kanë mbaruar universitet. Duhet një person që ka njohuritë bazë se kjo gjë ka ngelur në dorë të një teknologu. Në Lezhë duhen të paktën 150 punonjës të tillë.

Altin Prenga dhe Alban Zusi, prodhuesë

Recommended